Tiranë, 19 tetor NOA - Qeveria shqiptare përshëndet, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Zëdhënësja e qeverise, Majlinda Bregu, doli sot në mesditë me një deklaratë të posaçme për mediat ku e cilësoi vendimin për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve fqinje, si një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve.
"Ky është dhe një kontribut shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik", - deklaroi zonja Bregu.
e.r/NOA