Uashington, 19 tetor, NOA - Çmimi i naftës ka arritur aktualisht në mbi 79 dollarë për fuçi, duke shënuar rekordin i ri për këtë vit.
Ky është një nga treguesit e parë të rimëkëmbjes ekonomike që po pëson bota, e cila reflektohet edhe në balancimin e çmimit të naftës, i cili gjatë krizës ra në nivele shumë të ulëta.
Shkaqet e saj kanë qenë jo vetëm zhvlerësimi i monedhës amerikane, por edhe kriza financiare botërore, e cila shkaktoi rënie të dukshme të kërkesës për karburant, e cila u reflektua edhe me degradim të tregut të çmimeve.
Javën e kaluar çmimi e tejkaloi barrierën pesë muajshe, prej 65 deri 75 dollarë për një fuçi, si pasojë e rënies së vlerës së dollarit dhe mundësitë e rritjes së ekonomisë globale.
n.e/NOA
Â