English

SHBA përshëndet marrëveshjen e kufijve të Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 19 tetor NOA - Vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe përcaktimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Shtetet e Bashkuara e përshëndesin ngrohtësisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përfundimin me sukses të demarkacionit të vijës së përbashkët kufitare", thuhet në komunikatën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ian Kelly. "Shtetet e Bashkuara u shprehin mirënjohje dy vendeve për vendosmërinë në marrjen e hapit të rëndësishëm në drejtim të integrimeve euroatlantike, vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, duke forcuar stabilitetin në rajon" thuhej më tej në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit.

KOMENTE