English

Shkrimtari italian Claudio Magris fiton çmimin e Panairit të Librit në Frankfurt

Frankfurt, 19 tetor, NOA - Në përfundim të Panairit të 61-të të Librit në Frankfurt, shoqata e librarive gjermane i akordoi çmimin e saj të paqes shkrimtarit italian Claudio Magris.

70-vjeçari u nderua për përpjekjet e tij letrare për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e kulturave të ndryshme në Evropë.

Ky panair libri, i cilësuari si më i madhi botë për nga gama e gjerë e librave dhe autorëve që përfshin brenda tij, prezantoi 7000 mijë ekspozues që paraqitën para vizitorëve mbi 400 000 libra.

Në fakt, çdo vit panairi i Librit në Frankfurt zgjedh një temë speciale dhe këtë vit kjo është Kina, gjë e cila ka shkaktuar kritika nga grupet për të drejtat e njeriut të cilët akuzojnë autoritetet e Pekinit se kufizojnë lirinë në letërsinë e shkruar.

n.e/NOA

KOMENTE