"Ndërkohë që SHBA-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë përmbushin përgjegjësinë tonë për të vepruar, qeveria e Sudanit duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj për ndërmarrjen e hapave për një drejtim dhe rrugë të re"
Nga Barak Obama
President i SHBA*
Administrata bëri publike strategjinë për kapërcimin e situatës kritike dhe urgjente në Sudan. Për vite me radhë, populli i Sudanit është përballur me vuajtje dhe mjerime të panumërta dhe të papranueshme. Gjenocidi në Darfur ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra personave dhe ka shkaktuar dëbimin e miliona të tjerëve.
Konflikti në rajon ka shkaktuar vuajtje të tepërta, duke vënë në rrezik rajone të tjera jashtë territoreve të Sudanit dhe duke bllokuar potencialin e kësaj pjese të rëndësishme të Afrikës. Sudani do të shkojë gjithmonë e më tepër drejt kaosit nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.
Ndërgjegjja dhe interesi ynë për paqen dhe sigurinë i bën thirrje SHBA-së dhe komunitetit ndërkombëtar të veprojë me urgjencë dhe me një qëllim të mirëpërcaktuar. Fillimisht, duhet të arrijmë një fund të përhershëm të konfliktit, të shtimit të abuzimeve me të drejtat e njeriut dhe gjenocidit në Darfur.
Së dyti, Marrëveshja e Mirëkuptimit për Paqen mes Veriut dhe Jugut në Sudan duhet të arrihet dhe të zbatohet për krijimin e një mundësinë për paqen afatgjatë. Këto dy synime duhet të ndiqen njëkohësisht të kombinuar dhe në mënyrë shumë urgjente.
Arritja e këtyre synimeve kërkon angazhimin e SHBA-së, si dhe pjesëmarrje dhe bashkëpunim më aktiv të partnerëve ndërkombëtarë. Njëkohësisht, do të punojmë shumë për të garantuar që Sudani nuk shndërrohet në një "parajsë të sigurt" për terroristët ndërkombëtarë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së ka bërë një punë të konsiderueshme, aktive dhe shumë të efektshme për angazhimin e të gjithë palëve të përfshirë në k
onflikt dhe do të vazhdojë të punojë për angazhim të njëjtë, për të shpëtuar jetë të pafajshme dhe të arrijë rezultate të tjera.
Në vazhdim të javës, do të ripërsëris deklaratën për një Emergjencë Kombëtare për sa i përket Sudanit, që do të vazhdojë zbatimin e sanksioneve kundër qeverisë sudaneze. Nëse qeveria sudaneze vepron për përmirësimin e situatës në terren dhe për progresin drejt paqes, do të ketë masa nxitëse dhe nëse jo, atëherë do të shtohet presioni i vendosur nga SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkohë që SHBA-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë përmbushin përgjegjësinë tonë për të vepruar, qeveria e Sudanit duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj për ndërmarrjen e hapave për një drejtim dhe rrugë të re.
Gjatë disa prej viteve të fundit, shumë qeveri, organizata joqeveritare dhe individë nga e gjithë bota kanë ndërmarrë masa për t'i dhënën një zgjidhje situatës në Sudan dhe për t'i dhënë fund gjenocidit në Darfur. Duke ecur përpara, të gjithë përpjekjet tona duhet të maten me jetët e humbura nga populli i Sudanit.
Pas kaq shumë vuajtjesh, ky popull meriton një të ardhme që i mundëson të jetojë me më tepër dinjitet, siguri dhe mundësi të barabarta. Nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të ketë përgjigje të thjeshta për sfidat e jashtëzakonshme, me të cila to të përballemi në këtë pjesë të globit.
Por ky është momenti që të gjithë ne të bashkohemi dhe të bëjmë përpjekje të konsiderueshme dhe të nevojshme për sa i përket një të ardhmeje më të ndritur për popullin e Sudanit.
(*) Fjalimi i presidentit Barack Obama për strategjinë e re në Sudan