Tiranë, 19 tetor NOA-Familja e shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani, i cili mbylli sytë sot në moshën 75 vjeçare, është ngushëlluar nga kryeministri Sali Berisha.
Berisha e cilësoi Dhimitër Xhuvanin një ndër krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe, i admiruar po ashtu për mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë e tij.
"Letrat shqiptare humbin një prej princërve të tyre më të shquar, një nga krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe.
Bota intelektuale humbet intelektualin e madh" tha sot nw mbrëmje kryeministri ndwrsa vizitoi tw afërmit e shkrimtarit tw njohur.
Sipas Berishws, Dhimitër Xhuvani është një personalitet i rrallë në botën e letrave dhe të mendimit shqiptar, i cili sintetizoi, ndofta më mirë se kushdo tjetër, krijuesin e shquar e të talentuar me qytetarin me integritet të lartë moral dhe njerëzor.
"Kushdo që e ka njohur e ka admiruar për romanet e tij, por ata që e kanë njohur nga afër e kanë admiruar po kaq për njerëzinë, mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë që ai rrezatonte.
Ai lë një emër të madh, lë një boshllëk të madh", ka deklaruar kryeministri.
m.i/NOA