English

Vrasja e të riut në Itali, policia: Autori është një shqiptar, ishin zënë në burg

Bolonja, 19 tetor NOA - Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit Ardit Myrtaj i cili u masakrua me thikë mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Bolonja të Italisë.

Kanë qenë miqtë e viktimës të cilët deklaruan për policinë se Myrtaj kishte pasur një sherr me 35-vjeçarin shqiptar Ilirian Lela.

Të dy emigrantët kishte qenë një vit më parë në burg për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në qelitë e Italisë dyshohet ta ketë zanafillën konflikti i dy bashkatdhetarëve.

Mësohet se 35-vjeçari akuzonte Myrtaj se për faj të tij ndodhej në burg, duke e kërcënuar atë.

Madje disa dëshmitarë kanë deklaruar se natën që ndodhi vrasja dy shqiptarët janë parë në lokalin Willi il Coyta, ku ndodhi krimi. Policia ka nisur hetimet për të verifikuar deklaratat e dëshmitarëve ndërsa ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin.

k.k/NOA

KOMENTE