Tiranë, 19 tetor NOA-Nesër është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve në KQZ që do të garojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit.
Deri tani mësohet se vetëm PD ka dërguar listën e kandidatëve të propozuar, LSI pjesërisht, ndërsa PS dhe PBDNJ nuk kanë dërguar ende asnjë propozim të tyre, ndonëse asambleja e PS tashmë ka marrë vendimin për t'i bojkotuar këto zgjedhje.
Në bazë të kodit Zgjedhor, mosngritja ende e KZAZ-ve pengon dhe procesin e paraqitjes së kandidatëve për zgjedhje.
Disa ditë më parë kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, paralajmëroi subjektet politike që në rast se nuk respektojnë këtë dispozitë të kodit, ndaj tyre do të ketë penalizime.
Kodi Zgjedhor, në nenin 29 të tij, përcakton ndërhyrjen e KQZ-së për zgjidhjen e situatës.
m.i/NOA