Kabul, 19 tetor NOA-Hetimi mbi mashtrimet e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, ka treguar se është e nevojshme të zhvillohet një raund i dytë zgjedhjesh në këtë vend, pasi presidenti i konfirmuar Hamid Karzai, rezulton me numër më të vogël pikësh se ç'duhet për ta shpallur atë fitues.
Por si presidenti ashtu edhe Komisioni Elektoral i zgjedhur nga qeveria, kanë refuzuar të pranojnë rezultatin dhe Karzai ka kërcënuar të bllokojë përpjekjet për një raund të dytë.
Nuk dihet ende se si komisioni do të mund të përmbys rezultatet e hetimit, që janë të zbatueshme me ligj.
Rezultatet paraprake të raundit të parë në gusht, i dhanë zotit Karzai lehtësisht mbi 50 për qind të votave që kërkoheshin për të shmangur një raund tjetër.
Tani ai përballet me një raund të dytë kundër rivalit të tij kryesor, Abdullah Abdullah.
Presidenti afgan thotë se i ka fituar votat e duhura, por vëzhguesit e BE-së kanë thënë se se gati një ndër katër vota ishin të dyshimta.
Uashingtoni ka thënë se nuk do të dërgojë më trupa në Afganistan, derisa të arrihet një zgjidhje politike.
m.i/NOA