English

Aksidenti, tenton të nxjerrë nga kanali të moshuarën bie dhe vetë brenda

Tiranë, 20 tetor NOA - Tenton t'i japë ndihmën e parë një të moshuare të cilën e hodhi aksidentalisht në kanal rrëzohet edhe vetë bashkë me të.

Ngjarja ndodhi dje në Paskuqan, afër Urës, kur mjeti "Renault", me targë TR 7292 P, që drejtohej nga 21-vjeçari Andi F. banues në Tiranë, me arsim të lartë, duke qarkulluar nga Instituti Bujqësorë drejt Paskuqanit, ka aksidentuar këmbësoren Mereme S., 82- vjeçe.

E moshuara ka rënë në kanal, dhe në momentin që drejtuesi i mjetit, ka qenë duke i dhënë ndihme të aksidentuarës, për ta nxjerrë, nga kanali, është rrëzuar edhe vetë në kanal.

Kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë menjëherë për tu dhënë ndihmën e parë dy personave duke i transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 21-vjeçarit nisën hetimet në gjendje të lirë për "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE