English

Aksidentoi për vdekje 55 vjeçarin në Shkodër, kapet pas 9 orësh drejtuesi i mjetit

Shkodër, 20 tetor NOA-Policia rajonale e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një 43 vjeçari, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm aksidentoi për vdekje me mjetin e tij tip Benz me targa SH 7761 C, Â në vendin e quajtur Tregu i Ri, Dobraç.

Sipas komunikatës së policisë, i arrestuari është Pal Pepaj, lindur ne fashtin Kroj i Madh Komuna Shllak, dhe banues në lagjen "Mark Lula" të qytetit Shkodër.

Ai akuzohet se shkaktoi vdekjen e shtetasit Zenal Bruçaj, vjeç 55, banues në fshatin Shtoj i Ri.

Mbi 43 vjeçarin rëndojnë dy vepra penale "Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugore" dhe "largim nga vendi i ngjarjes".

m.i/NOA

<
KOMENTE