English

Arrestohet kandidatja për deputete e PD në Fier, drejtore e Tatim-Taksave

Fier, 20 Tetor NOA - Arrestohet në Tiranë kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Fier, Nevila Bani, drejtore e sapoemëruar e Tatim-Taksave të qarkut.

Lajmi bëhet i ditur nga korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA dhe konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se Nevila Bani, 39 vjeçe, lindur e banuese në Fier, me detyrë prej afro dy javësh, Drejtore e Tatim-Taksave në Fier, u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Nga burimet policore mësohet se Bani para disa kohësh i ishte nënshtruar masës së sigurisë së arrestit shtëpiak, pasi u përball me hetim kur ishte drejtore e Tatim-Taksave të rrethit Lushnjë.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar Banin që të ishte dhe kandidate e PD për deputete në qarkun Fier duke mbajtur vendin e dymbëdhjetë në renditje.

b.v/NOA

KOMENTE