English

Deklarata e Medvedev në Beograd, Krasniqi: Statusi i Kosovës, punë e kryer

Prishtinë, 20 tetor NOA-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev për deklaratën e tij në lidhje me statusin e Kosovës, duke thënë se çështja e statusit është punë e kryer.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka thënë se çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur në momentin kur është shprehur vullneti i qytetarëve për shpalljen e pavarësisë."Për mua dhe për qytetarët e Kosovës, çështja e Kosovës është kryer, statusi është zgjidhur, dhe në atë kohë kur populli shqiptar ka vetëvendosur për t'u shkëputur nga politika e gjenocidit dhe e robërisë dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, çështja e Kosovës është e zgjidhur", ka deklaruar Krasniqi.

m.i/NOA

KOMENTE