English

Denoncon në polici shërbyesen e shtëpisë: Dyshoj se më ka vjedhur paratë

Tiranë, 20 tetor NOA - Denoncon shërbyesen e saj se i ka vjedhur një shumë prej 2 milionë lekë të vjetra në banesë.

E.B, 43-vjeçe lindur e banuese në Tiranë, me arsim të lartë, ka kryer dje një kallëzim në policinë e Tiranës se i janë vjedhur në shtëpi një sasi parash prej 200 000 lekësh.

Burime nga policia thanë se 43-vjeçarja ka deklaruar në polici se prej më se një viti kishte punësuar në shtëpinë e saj një shërbyese ndërsa para tre ditësh ka konstatuar vjedhjen e parave.

Gruaja është përpjekur të gjejë vetë paratë në rrugë private por kur nuk ia ka dalë dot ka kërkuar ndihmën e policisë duke hedhur dyshimet e saj mbi shërbyesen.

Policia tha për agjencinë e lajmeve NOA se shoqëroi në polici, punonjësen e shtëpisë H. B, 46-vjeçe, lindur e banuese në Tiranë.

Mësohet se ndaj shërbyeses kanë nisur hetimet për veprën penale të "vjedhjes", në gjendje të lirë.

k.k/NOA

KOMENTE