English

Kapet në flagrancë nga policia, 19-vjeçari mbante një thikë dhe kanabis me vete

Korçë, 20 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Taulant Selimllari, lindur dhe banues në këtë qytet.

Sipas burimeve policore, arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", si edhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 297 të Kodit Penal.

Kjo pasi ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një sasi bime me ngjyrë jeshile e dyshuar si bimë narkotike "kanabis sativa" dhe një thikë.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

KOMENTE