English

KQZ, skadon sot afati i regjistrimeve për zgjedhjet e pjesshme, PS i refuzon

Tiranë, 20 tetor, NOA - Dita e sotme shënon fundin e afatit të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen në datën 15 nëntor.

Partitë politike kanë edhe sot mundësinë e fundit për të paraqitur propozimet e tyre mbi anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për këtë proces zgjedhor.

Sipas të dhënave që komunikohen nga KQZ, rezultojnë të regjistruara vetëm Partia Demokratike dhe pjesërisht Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat i kanë dorëzuar tashmë propozimet për anëtarët e KZAZ-ve, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat në respektim të ligjit.

Kodit Zgjedhor vlerëson që vetëm këto katër subjekte janë të detyruara të propozojnë komisionerë. Por Partia Socialiste, në respektim edhe të vendimit që ka marrë më 17 tetor në Asamblenë Kombëtare, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke mos propozuar emra për anëtarë të KZAZ-ve.

Ajo vijon në këtë mënyrë nismën e bojkotit, e cila prej muajsh është e pranishme në radhët e saj dhe angazhimin në jetën parlamentare.

Ndërsa PBDNJ nga aana e saj ka bërë më dijeni se do të hyjë në këto zgjedhje.

n.e/NOA

KOMENTE