Tiranë, 20 tetor, NOA-Kryeministri Berisha mori sot një mesazh urimi nga homologu i tij holandez Jan Peter Balkenende, për rizgjedhjen e tij në detyrën e shefit të qeverisë.
Në mesazhin e tij, zoti Balkenende shprehet se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe në nivelin multilateral. Nga ana e tij, kryeministri i Holandës ka premtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për tu integruar në BE ashtu siç e mbështeti për anëtarësimin e saj në NATO.
m.i/NOA