English

Marrëveshja e kufijve, G99: Protestë të enjten para Parlamentit

Tiranë, 20 tetor NOA - G99 u bëri thirrje sot të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e ditës së enjte, në orën 16.00 para Parlamentit, kundër ratifikimit të marrëveshjes për ujërat territorialë me Greqinë.

Genc Kojdheli, përfaqësues i G99 tha sot, gjatë një konference për shtyp përballë Parlamentit se "kjo marrëveshje është bërë në dëm të integritetit territorial të Shqipërisë, e cila i fal plot 354 km2 ujëra territorialë Greqisë". Kojdheli nënvizoi se, "në asnjë moment qeveria nuk ka plotësuar detyrimin kushtetues për të bërë transparente këtë marrëveshje, aq më tepër që ka të bëjë me çështje të territorit tonë". Më tej Kojdheli u bëri thirrje, në emër të G99, jo vetëm opozitës por edhe çdo shqiptari me dinjitet që të protestojë ditën e enjte, në orën 16.00 para fillimit të seancës parlamentare, kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

k.k/NOA

KOMENTE