Tiranë, 20 tetor NOA - Partia Socialiste dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën ankimore për marrëveshjen, Shqipëri-Greqi për kufijtë detar.
Ankimin e dorëzoi në këtë gjykatë deputeti i PS, Saimir Tahiri.
"Unë depozitova kërkesën e partive nënshkruese me anë të së cilës ato formalizojnë vullnetin e tyre për t'i kërkuar Gjykatës Kushtetuese shqyrtimin e pajtueshmërisë së kësaj marrëveshjeje me Kushtetutën.
Është një marrëveshje e cila i ka munguar transparenca në fazën në negocimit dhe në fazën e nënshkrimit.
Është një marrëveshje gjerësisht e kontestuar publikisht nga zërat më të rëndësishëm të opinionit publik të ekspertëve të pavarur, ndaj si e tillë është një marrëveshje që ngre të gjitha dyshimet e arsyeshme për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin e pajtueshmërisë së saj, pra është kushtetuese kjo marrëveshje apo jo" tha Tahiri para gazetarëve.
Sipas tahirit kërkesa është firmosur nga gjashtë parti mes tyre edhe ajo e Paskal Milos.
k.k/NOA