Beograd, 20 tetor NOA-Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka ripërsëritur qëndrimin e vendit të tij për të mos njohur pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që i jep Serbisë në lidhje me këtë çështje.
Në vizitën e tij të sotme në kryeqytetin serb, Medvedev dhe homologu i tij Boris Tadiç kanë deklaruar së bashku se nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur  filluar vizitën një ditore në Serbi.
Medvedev u takua me homologun e tij serb Boris Tadiç.
Pas takimit Medvedev e Tadiç deklaruan se i mbeten qëndrimit të tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
"Rusia do vazhdojë të mbështesë Serbinë në çështjen e Kosovës, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Kjo mbështetje bazohet në ligjin ndërkombëtar", tha Medvedev.
m.i/NOA