Tiranë, 20 tetor NOA - Një i sëmurë mendon i shtruar në Spitalin nr.5, në Tiranë ka kërcënuar me jetë një doktor.
Ka qenë mjeku i cili ika telefonuar pasditen e djeshme policisë se pacienti i tij po e kërcënonte.
Burime nga policia thanë se pacienti i sëmurë mendor ndodhej nën efektin e krizave nervore dhe ka ndjekur dhe kërcënuar në ambientet e spitalit nr.5, mjekun.
Pas tentativave të dështuara për të qetësuar të sëmurin, doktori ka kërkuar ndihmën e policisë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në ambientet e spitalit ku mbahen të sëmurët mendor për të neutralizuar veprimet e pacientit.
Por pas mbërritjes së forcave të policisë, i sëmuri ishte qetësuar dhe situata ka kaluar pa probleme.
k.k/NOA