Durrës, 20 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit, në kuadrin e operacionit "Agjensia" kanë bërë të mundur ndalimin 26-vjeçarit Mario Kapedani, pasi ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së 12 vjedhjeve në bashkëpunim me 50-vjeçarin Viktor Tutulani si dhe persona të tjerë.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, rastet konkrete të vjedhjeve në fjalë ku i pari është ai i një magazine të firmës "J&B", e cila gjendet autostradën Durrës-Tiranë, ku janë vjedhur 17-televizora plazmo.
Por i arrestuari Kapedani figuron edhe në vjedhjen e një reparti duraluminesh në Durrës, ku është marrë një sasi shufrash duralumini prej 700-kg si dhe dy trapano, një gur fresibël dhe pompë lavazhi.
Sikundër, ai figuron edhe si organizator i disa tentativave për vjedhje me thyerje të disa agjencive në Durrës, ai psh, "Taulantia" ku nuk ka gjetur gjë dhe është larguar, apo ajo "Stefi" ku ka arritur të grabisë 40-euro dhe një telefon celular, si edhe agjencitë "Fertours" ku ka marrë 1000 euro e "Alxhega" ku bashkë me shokët e tij ka arritur të grabisë 1500-euro.
Por ai njihet edhe si hajdut lokalesh ku policia përmend përshembull një rast ku ka mundur të marrë një televizor -plazmo 32-polesh , 120 euro si dhe disa kanaçe me pije freskuese, apo dy raste të tjera ku respektivisht kanë vjedhur nga tre televizorë plazmo dhe të tjera materiale brenda tyre.
Për të gjitha këto ngjarje, materialet po i kalojnë prokurorisë, e cila do t'i zbardhë plotësisht për veprën penale të "vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA