English

Operacioni "Përsëritësi" kapen tre të mitur për vjedhje banesash

Durrës, 20 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit, në kuadrin e operacionit të koduar "Përsëritësi", kanë arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët akuzohen për kryerjen në bashkëpunim me njëri-tjetrin të tre tentativave për vjedhje.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se të ndaluarit janë që të tre të mitur, nën moshën 18-vjeç, konkretisht 16-vjeçari Saleo S, lindur dhe banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje; 16-vjeçari A.M, lindur në Shkodër dhe banues në Peqin, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje si edhe 17-vjeçari me inicialet M. Xh, i lindur në Tiranë dhe banues në Rrogozhinë.

Arrestimi i këtyre tre personave u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tek "Iliria" në Durrës kanë tentuar të vjedhin banesën e një gruaje kur familjarët kanë qenë në gjumë, por kanë ikur sapo janë diktuar prej tyre.

Sikundër kanë tentuar të vjedhin edhe një banesë tjetër, por kanë mundur të marrin vetëm një celular brenda saj.

Ndërsa banesa e fundit ku kanë hyrë ka qenë ajo e Eljon M, ku i kanë marrë 17 mijë lekë nga pantallonat dhe kanë ikur me vrap sapo janë diktuar.

Materialet rreth këtyre proceseve do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes", neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE