English

Policia rrugore vazhdon aksionin kundër shoferëve debitor

Tiranë, 20 tetor NOA - Policia Rrugore e Tiranës vazhdon ende aksionin ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ata të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare.

Gjatë tre ditëve të fundit policia ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë masa ndëshkuese duke pezulluar për mos shlyerje të detyrime 214 leje qarkullimi të mjeteve, ndërkohë që në 65 raste janë shlyer detyrimet dhe janë kthyer leje e qarkullimit drejtuesve. Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 1060 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë që policia rrugore vazhdon aksionin edhe për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit. "Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në komunikatën e policisë së Tiranës.

k.k/NOA
KOMENTE