Kabul, 20 tetor, NOA - e ardhmja politike në Afganistan është tronditur pasi Komisioni i Ankesave Zgjedhore i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar të njohë një të tretën e votave që ishin në favor të presidentit aktual Hamid Karzai.
Pasi vendi është në pikëpyetje të madhe prej forcave të Aleancës së atlantikut, mbi shtimin apo jo të forcave ushtarake për shkak të shtimit të sulmeve terroriste në këtë vend, nisin të shfaqen edhe problemet e para politike, të cilat kuptohet, e rëndojnë edhe më shumë situatën në vend dhe e vëjnë atë të paqëndrueshme në sytë e ndërkombëtarëve.
Kjo situatë duket se do të ushtrojë trysni për një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale mes Karzait dhe rivalit të tij kryesor, Abdullah Abdullah.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha lidhur me këtë se ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për popullin e Afganistanit dhe udhëheqësit e tyre që të jenë të angazhuar në respektimin e zgjedhjeve të drejta në mënyrë që të shkohet përpara.
n.e/NOA