Tiranë, 20 tetor NOA-Presidenti Bamir Topi ka nderuar sot veprën e shkrimtarit të njohur dhe skenaristit Dhimitër Xhuvani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Topi ka vizituar familjen e ikonës së letrave shqipe, ku u ka shprehur ngushëllimet të afërmeve të shkrimtarit.
 "Me punën dhe përkushtimin e tij, ai u kthye në një model të pastër të krijuesit dhe artistit me ndjenja, vlera e virtyte të çmuara njerëzore dhe të një profesionisti virtuoz me një personalitet të spikatur e karakter mbresëlënës",  vuri në dukje presidenti Topi.
 Ai theksoi se kujtimi i Xhuvanit do të mbetet përgjithnjë i pashlyeshëm në memorien e artdashësit shqiptar përmes librave dhe filmave, personazheve të spikatur, skenave të gjalla e plot dinamizëm të skalitura thellë ndër vite në mendjen e adhuruesve të kinemasë.
m.i/NOA
Â