Prishtinë, 20 tetor NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu i ka kërkuar ambasadorit italian në Prishtinë të influencojë tek serbët me qëllim që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë.
Gjatë një takimi me Michael Giffoni, ambasador i Republikës së Italisë në Kosovë, Sejdiu ka vlerësuar mbështetjen që Republika e Italisë po i jep Kosovës në vazhdimësi.
Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, ambasadori Giffoni shprehu përkushtimin e tij për detyrën që ka marrë si koordinator politik i BE-së në lehtësimin e rolit të BE-së në veriun e Kosovës, si pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së për Kosovën dhe proceset e saj.
m.i/NOA