Tiranë, 21 tetor NOA-Ka lënë qelinë 12 vjet më parë, në mars të '97, por s'ka mundur ta shijojë lirinë më shumë pasi Interpol Tirana e ka ekstraduar në atdhe ku pritet të vuajë dënimin prej 25 vitesh për vrasje me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë.
Personi është 51 vjeçari Zenel Brahimetaj, lindur në Beter e Madhe, Mat dhe banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar por sot pasdite ai mbërriti në aeroportin e Rinasit ku iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Krimi për të cilin shtetasi Zenel Brahimetaj është deklaruar fajtor, ka ndodhur në maj të vitit '92 , kohë kur personi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Muharrem Brahimeta dhe ka tentuar të vrasë dy vëllezërit e viktimës, pas një sherri banal në lidhje me prishjen e një gardhi që ndante tokat e dy familjeve.
m.i/NOA