English

Akademikët shqiptarë mbështesin krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave

Shkup, 21 tetor NOA-Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, Ali Aliu ka theksuar për se parimisht është dakord që të diskutohet për idenë e themelimit të Akademisë Shqiptare në Maqedoni.

"Jam i hapur për të diskutuar për këtë çështje", ka theksuar akademik Aliu, duke paralajmëruar se është i hapur për të qenë përkrahës i një nisme të tillë për shqiptarët, pas publikimit të "Enciklopedisë Maqedonase", e cila është kontestuese për shqiptarët.

Ideja për themelimin e Akademisë Shqiptare në Maqedoni është hedhur nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ka theksuar se kjo nismë ka gjetur mbështetje të gjerë në mesin e shkencëtarëve shqiptarë.

Ndërsa ditë më parë edhe nënkryetarja e kësaj partie, Mirushe Hoxha ka theksuar se po punohet për nismën për themelimin e ASHM-së dhe se në të ardhmen do të bëhen publike rezultate konkrete.

KOMENTE