Tiranë, 21 tetor NOA-Presidenti i grupit të ekspertëve të BE në Bruksel, mbi trafikimin e qenieve njerëzore, Â Marco Gramenia, ka vlerësuar progresin që ka shënuar Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar duke u kthyer në një partner i besueshëm i BE në këtë luftë.
Këto konstatime ai i bëri gjatë mbledhjes së ministerialit të BE, ''Drejt një veprimi global kundër trafikimit të qenieve njerëzore'' që u zhvillua në Bruksel nën kujdesin e presidencës suedeze të BE dhe Mbretëreshës Silvia të Suedisë.
Në këtë mbledhje mori pjesë dhe ministri ynë i Brendshëm, Lulzim Basha.
"Shqipëria, një vend që më përpara parë njihej si vend me probleme të jashtëzakonshme me krimin e organizuar, sot njihet si vendi me përparimin më të dukshëm kundër krimit të organizuar, me rezultatet më të prekshme në luftën kundër këtij krimi, në veçanti sa i përket trafikut të qenieve njerëzore, trafikut të fëmijëve", u shpreh ministri Basha.
Në të njëjtën kohë përpjekjet janë fokusuar tashmë në konsolidimin e një regjimi kufitar të standardeve më të larta ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij Ministri Basha informoi homologët në Ministerial mbi hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për pajisjen me pasaporta biometrike të qytetarëve shqiptarë dhe modernizimit e sistemit të gjendjes civile.
m.i/NOA