English

Biznesi me Kubën, kryeparlamentarja Topalli merr konfirmimin e ambasadorit Alvares

Tiranë, 21 tetor NOA-Kuba është e interesuar të shtojë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën jo vetëm të kulturës por dhe në shkëmbimin e biznesit, me

këto fjalë i është drejtuar sot ambasadori kubanez kryeparlamentares Jozefina Topalli gjatë një takimi me të, sot në kryesinë e Kuvendit.

Ambasadori Suarez vlerësoi progresin impresionues të Shqipërisë, duke shtuar se Kuba është e interesuar për të dinamizuar marrëdhëniet ekonomike por edhe ato në fushën e kulturës përmes shkëmbit të turistëve apo përfaqësuesve të biznesit.

 Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Suarez biseduan mbi idenë e ngritjes së grupeve parlamentare të miqësisë në parlamentet reciproke, gjë që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit.

 Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria do të vlerësonte njohjen nga Kuba të pavarësisë së Kosovës, e njohur tashmë nga 62 vende, 90 përqind vende të BE-së.

m.i/NOA

KOMENTE