English

Deklaratat e Maradonës kundër shtypit, FIFA nis hetimet

Buenos Ajres, 21 tetor NOA-FIFA nis hetimet ndaj yllit të futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Maradona akuzohet se pas ndeshjes kualifikuese të Argjentinës me Uruguajin, e vlefshme për Botërorin 2010, ka bërë një deklaratë përmes së cilës ka fyer gazetarët.

Në 15 shtator në Montevideo, Argjentina e mundi Uruguajin 1:0, dhe siguroi plasmanin në kampionatin botëror.

Mediat dhe tifozët në Argjentinë e kritikuan kombëtaren e tyre për lojë të dobët dhe mosangazhim gjatë ndeshjeve kualifikuese.

Maradona pas fitores ndaj Uruguajit i ka fyer dhe kritikuar ashpër mediat për shkrimet e tyre.

Ish sulmuesi i Argjentinës ka thënë se nuk do të kërkojë falje.

m.i/NOA

KOMENTE