English

Denoncon punonjësen e një agjencie udhëtimi: Më mori paratë e nuk më çoi në Turqi

Tiranë, 21 tetor NOA - Prenoton pushime në Turqi por veçse pagoi paratë nuk shkoi askund.

Për pushimet e dështuara, një 30-vjeçar ka denoncuar punonjësen e një agjencie udhëtimi se e ka mashtruar.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se kanë çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë 37-vjeçaren me iniciale I.C për veprën penale të "Mashtrimi".

Sipas policisë 37-vjeçarja punon në një agjenci udhëtimi në Rrugën e Durrësit, dhe në muajin shtator të këtij viti ajo dyshohet se ka mashtruar 30-vjeçarin, duke i marrë një shumë prej 945 euro, gjoja për t'i prenotuar pushime në Turqi.

Por kur kaluan gati dy muaj pushimet e klientit nuk u zhvilluan gjë për të cilën ai denoncoi për mashtrim punëtoren e agjencisë.

k.k/NOA

KOMENTE