English

Dy të rinj grabisin me armë një pikë lloto sporti në Shijak, plagosin pronarin e saj

Durrës, 21 tetor NOA-Dy të rinj nga fshati Sallmone e Shijakut kanë grabitur me armë një shumë prej 150 mijë lekësh në një pikë loto sporti në qendër të qytetit të Shijakut.

Sipas komunikatës së policisë rajonale të Durrësit, autorët janë Dorjan Shaba, 23 vjeç dhe Mariglen Gjoka, 21 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryen veprën penale të grabitjes me armë Â në pronën e shtetasit Bilbil Xhango.

Dy të rinjtë gjatë grabitjes, plagosën lehtë duke e qëlluar me grushta pronarin e lokalit i cili u mjekua më pas në spitalin e qytetit.

Pas sinjalizimit të ngjarjes, seksioni për krimet kundër pronës në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Shijak, arritën të kapnin në flagrancë dy autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 Sipas policisë po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

m.i/NOA

KOMENTE