Romë, 21 tetor, NOA - Aktorja e njohur botërore, Meryl Streep ka mbërritur në kryeqytetin italian në kuadrin e Filmit Ndërkombëtar të Romës.
E vlerësuar me dy çmime Oskar dhe 6 Golden Globes, ajo do të prezantohet nesër në këtë eveniment të rëndësishëm të kinematografisë me filmin "Julie & Julia'', i drejtuar nga Nora Ephron. E shoqëruar në Romë nga burri i saj, skulptori Donal James Gummer, në pension
ai ka ardhur në kryeqytetin italian edhe për të marrë një çmim në selinë e Qendrës për Studime amerikane në Romë.
Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Romë, i cili do të mbahet gjatë datave 15-23 tetor, duket se u përket vetëm grave dhe është totalisht nën presionin e tyre.
I drejtuar nga Piera Detassis, ai do të hapet nga Margherita Buy, një nga aktoret më të mëdha bashkëkohore, duke pasuar nga interpretimi i Meryl Streep me komedinë e saj  "50's Julie & Julia".
Por në këtë festival nuk duhet harruar as një tjetër grua e kinemasë si Helen Mirrer, ku ajo do të luajë një rol të bukur të Tolstoit, duke patur edhe një femër tjetër ndërkaq në radhë pas saj, aktoren italiane Stefania Sandrelli.
Në Festival do të jenë ndër të tjera edhe aktorë të tjerë pjesëmarrës si Colin Farrell, Richard Gere, George Clooney, Paz Vega, Helen Mirren dhe Anthony Hopkins.
Ndër italianët më të njohur do të marrin pjesë Monica Bellucci, Andrea Bocelli, Valeria Solarino, Sergio Castellitto dhe Michele Placido.
n.e/NOA
Â
Â
Â