Elbasan, 21 tetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë filluar një procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të 42-vjeçarit Launard Binjaku, vjeç 42, lindur dhe banues në këtë qytet.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky person ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thikë ish-bashkëshorten e tij, S.Sh, vjeç 41, edhe kjo lindur e banuese në Elbasan.
Menjëherë Binjaku u shpall në kërkim nga policia, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", e cila parashikohet nga neni 89 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â