Tiranë, 21 tetor NOA - Një i dehur ka mbërritur paraditen e djeshme në ambientet e brendshme të selisë së Partisë Demokratike ku ka kërkuar të takojë kryeministrin Sali Berisha, për të kërkuar të drejtat e tij.
Madje ai shprehej se ishte demokrat dhe duhet ta ndihmonin.
Por ka qenë një punonjës i selisë së kësaj partie i cili ka kërkuar ndihmën e policisë.
Burime nga selia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se personi i dehur ishte paraqitur te dezhurni dhe kërkonte me çdo kusht të takonte Berishën apo ndonjë zyrtar tjetër të kësaj partie pasi kërkonte ta ndihmonin.
Por duke parë gjendjen e tij të alkoolizuar një punonjës i PD-së thirri policinë të largonte të dehurin pasi tentativa e tij për të bërë vet një gjë të tillë kishte dështuar.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë pranë selisë së PD-së dhe larguan prej andej burrin e dehur.
k.k/NOA