Tiranë, 21 tetor, NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me anë të Â cilit përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë.
Në mesazh, Topi thekson rëndësinë e këtyre marrëveshjeve për frymën e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve e bashkëpunimit rajonal.
"Shpreh bindjen se këto akte të rëndësishme politiko-juridike ndihmojnë pozitivisht frymën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe të konsolidimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në ndihmë të proceseve gjithëpërfshirëse integruese, për të cilat vendet tona janë angazhuar", thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
m.i/NOA
Â