Bruksel, 21 tetor NOA-Qeveria e Kosovës është e gatshme të intesifikojë luftën kundër krimit e trafikut njerëzor, duke u fokusuar në parandalim, mbrojtje dhe ndjekje.
Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm enun Pajaziti, i cili kryesonte delegacionin kosovar në  Ministerialin e BE  " Drejt veprimit global kundër trafikimit me qenie njerëzore", që po mbahet në Bruksel nën organizimin e Presidencës Suedeze të Bashkimit Evropian.
Pajaziti ka prezantuar sukseset që ai i quajti në luftën kundër krimit në Kosovë.
Çështja e liberalizimit të vizave ka qenë një tjetër fokus i takimeve që zhvilloi ministri Pajaziti me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.
Ai ka nënshkruar dhe marrëveshjen e parë të Riatdhesimit me Belgjikën, Â marrëveshje kjo e parë me një shtet anëtarë të BE-së.
Marrëveshjet e riatdhesimit janë kushti kryesor i shteteve anëtare të BE-së për hapjen e rrugës për liberalizim të vizave.
Autoritetet Belge premtuan ndihmë konkrete për Republikën e Kosovës në gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
m.i/NOA