Sarajevë, 21 tetor, NOA - Bisedimet e djeshme, të cilësuara si "Dejtoni 2", ku nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhim Shtajnberg, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild dhe eurokomisioneri për zgjerimin, Oli Ren u përballë me autoritetet boshnjake për zgjidhjen e krizës në vend, rezultoi i pasuksesshëm.
Pala boshnjake, e pranishme më takim duket se ende nuk ka rënë dakord për të realizuar ndryshimet kushtetuese në vend, sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se sot do të zhvillohet dita e dytë e bisedimeve mes përfaqësuesve të tre komuniteteve në Bosnjë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
 "Ne diskutuam rreth parimeve e rreth asaj që është e mundur të arrihet. Në mesin e pretendimeve ishte dhe ai i Tihiçit për unifikimin e gjykatave supreme në një gjykatë kushtetuese. Kjo është e papranueshme për ne serbët, ashtu siç është e papranueshme për Tihiçin që e drejta e entiteteve për referendum mbi statusin të përfshihet në Kushtetutë", tha Millorad Dodik, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës. Nga ana tjetër, ideja e tij u kundërshtua nga Haris Silajxhiç, përfaqësuesi boshnjak në presidencën tripalëshe të Bosnjës, sipas të cilit Bosnja demokratike është dëmtuar dhe nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë.
Nga ana e tyre, zyrtarët evropianë dhe amerikanë synojnë mundësimin e ndryshimeve kushtetuese që do ta afrojnë Bosnjën me Bashkimin Evropian, duke propozuar që një pjesë e kompetencave të etniteteve të kalojnë në nivel federal.
Por përfaqësuesit e serbëve të Bosnjës i shohin këto si përpjekje që çojnë drejt një Bosnje më unike, e për pasojë që çojnë drejt shuarjes së entiteteve.
n.e/NOA
Â
Â