English

Meta takohet sot me Fratinin në Romë, bisedime për vizat

Romë, 21 tetor, NOA - Në kuadrin e vizitës së tij dy ditore që ka ndërmarrë në Itali, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, pritet të takohet sot me homologun e tij italian, Franko Fratini.

I ftuar nga ky i fundit për të viziatuar Romën, bëhet me dijeni se qëllimi i përbashkët i vizitës është ai i intensifikimit të raporteve mes dy shteteve tanë miq.

Burimet zyrtare bëjnë me dijeni se gjatë bisedimeve në Ministrinë e Jashtme italiane, Meta dhe Frattini do të trajtojnë, me përparësi, ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, emigracionin shqiptar në Itali, zhvillime të politikës rajonale, si dhe çështje që kanë të bëjnë me axhendën e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Meta do të zhvillojë, gjithashtu, një sërë takimesh me personalitete të larta të politikës italiane, si dhe me ambasadorë të vendeve të akredituar në vendin tonë, me rezidencë në Romë.

Vizita e Metës në Itali bëhet në një kohë kur bisedimet brenda Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave po bëhen gjithmonë e më konkrete dhe po i afrohen vendimit përfundimtar, pro Shqiërisë..

n.e/NOA

KOMENTE