English

Pakistan, mbyllen shkollat e universitetet pas sulmeve të fundit kamikaze në vend

Islamabad, 21 tetor, NOA - Në Pakistan janë mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet në vend pas serisë së fundit të sulmeve kamikaze dhe ushtarake që kanë përfshirë vendin. Por sidomos, ai që e shtyu qeverinë të marrë këtë vendim ka qenë shpërthimi i një bombe pas një sulmi kamikaz në universitetin islamik të Islamabadit.

Pas masës së marrë, atë të ndërmarrjes së sulmeve ndaj vendqëndrimeve të talibanëve, qeveria e këtij vendi duket se po reagon duke u përpjekur që të mos i përfshijë mjediset publike nga efektet negative të tyre.

Kështu, para pak ditësh, pas tronditjes së vendit nga sulmet e fundit terroriste, ushtria pakistaneze sulmoi pozicionet e talibanëve me artileri të rëndë.

Ndërkaq, ajo ka nisur edhe një ofensivë të ashpër për të dëbuar militantët nga zona e Vaziristanit Jugor.

Prej dy javësh në Pakistan vazhdon dhuna përmes sulmesh ndaj godinave të institucioneve apo edhe sulme vetëvrasëse, të cilat në total kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur.

Peshauari, Lahora dhe Vaziristani Jugor janë tre qendrat kryesore të sulmuara nga terroristët.

n.e/NOA

KOMENTE