Tiranë, 21 tetor NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, vazhdon kontrollin për të evidentuar shoferët debitorë dhe ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, kontrolle dhe masa ndëshkuese janë ndërmarrë, gjatë 24 orëve të fundit ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 56 leje qarkullimi të mjeteve, ndërkohë që në 65 raste janë shlyer detyrimet dhe janë kthyer leje e qarkullimit drejtuesve. Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 680 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë që policia ka marrë masa edhe ndaj shkelësve të qarkullimit ku vetëm dje në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 922 gjoba dhe janë pezulluar katër leje drejtimi.
k.k/NOA