Prishtinë, 21 tetor NOA-Deklaratat e presidentit rus, Medvedev gjatë vizitës së tij ën Beograd nuk janë pritur mirë nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Sipas zyrës së shtypit të presidencës thuhet se Sejdiu i ka kritikuar deklaratat e fundit të Rusisë për mbështetjen e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
"Rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa.
Kosova është e pavarur mbi baza të argumenteve të fuqishme, në veçanti të vullnetit politik të popullit të saj.
Kështu, ne jemi aty ku jemi", tha Sejdiu.
m.i/NOA
Â