English

Të mbyllet ose jo RTSH, G99 nxit debate me drejtues të mediave në vend

Tiranë, 21 tetor NOA-Media e vetme publike në vend dhe politikat për ta kthyer atë gjithmonë në një vegël të çdo pushteti që ka qeverisur Shqipërinë ka qenë tema e forumit të organizuar sot nga G99 me drejtues të mediave të ndryshme vizive e të shkruar si dhe analistë të shtypit.

Disa prej tyre mbështetën madje idenë që nëse RTSH nuk reformohet, por vazhdon të funksionojë në të njëjtën mënyrë klanore siç funksionon edhe sot, atëherë më mirë të mbyllet apo të shkrihet pasi në këtë formë nuk i shërben asnjë qytetari të thjeshtë shqiptar që çdo vit është i detyruar të paguajë taksa për të.

Të pranishmit ranë dakort se ekzistenca e një mediaje publike me standarde të larta do të ndihmonte edhe në balancimin e të gjithë pjesës tjetër private të medias, e cila ndonëse nuk mbahet me taksat e shqiptarëve, ka

gjithsesi një detyrim të pashmangshëm ndaj publikut.

KOMENTE