Tiranë, 21 tetor NOA - Kinezët kapin mat hajdutin brenda në dyqanin e tyre, lajmërojnë policinë.
Ngjarja ndodhi dje te Medreseja në Tiranë kur një person ka tentuar të vjedh mall në dyqanin e kinezëve.
Por veprimi i tij është diktuar nga një prej kinezëve i cili e ka mbajtuar atë "peng" në dyqan ndërsa ka lajmëruar policinë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë pranë dyqanit për të verifikuar ngjarjen.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se njëri prej kinezëve që posedon dyqanin kishte mundur të mbante hajdutin deri në momentin e mbërritjes së policisë.
Më pas autori i dyshuar u shoqërua në komisariat për verifikime të mëtejshme.
k.k/NOA