Tiranë, 22 tetor, NOA - Rënia dakord e forcave politike lidhur me reformën në drejtësi është një gjë e cila duhet të arrihet patjetër në bashkëpunim mes tyre, pasi nuk mund të hartohet një ligj që të sundohet nga shumica.
Një apel të tillë e ka hedhur në konferencën për drejtësinë, të organizuar nga ERALIUS, ministri i Drejtësisë, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan.
Sipas tij, duhet të vijojë dialogu në parlament, në mënyrë që të kemi hartimin e një ligji jo vetëm nga shumica.
"Zbatimi i ligjit nuk do të ketë impaktin e duhur në opinionin publik, nëse ata që merren me hartimin e tij nuk do të kenë vullnetin për të bashkëpunuar. Ata duhet të shmangin interesat politike dhe të bashkëpunojnë për një ligj sa më të mirë në sistemin e drejtësisë", tha ai.
Duke shtuar se më pas, faktori politik i brendshëm do të duhet të konsultohet edhe me ndërkombëtarët për të patur një ligj model për të përmbyllur të ashtuquajturën "reforma në drejtësi".
Dhe sipas Lohan, vetëm atëherë mund të thuhet se u hartua ligji i duhur dhe jo se e bëmë këtë sa për të kaluar radhën.
n.e/NOA
Â