Tiranë, 22 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha është përpjekur t'i japë një këshillë kreut të opozitës, që të mos i besojë partinë e tij avokatit Spartak Ngjela.
"Zoti Rama mos bëj gabimet e mia. Ngjelës i besova dhe desh më hodhi në erë të gjitha strategjinë time, mos i beso" iu drejtua publikisht Ramës, sot kryeministri Sali Berisha.
Këtë deklaratë, Berisha e ka dhënë gjatë mbledhjes së Partisë Demokratike ku ka theksuar më tej se kutitë nuk mund të hapen.
"Nëse nuk ka pasur kontestime, kështu thotë kolegji nuk mund të ketë rinumërin pra afirmon parimin se kur nuk ka mosmarrëveshje nuk ka gjykatë.
Kolegji zgjedhor në gjykimin e kërkesave për rinumërim në interpretim, të kodit zgjedhor përcakton se komisionin qendror i zgjedhjeve mund të rinumëroj me proces ankimor vetëm votat e kontestuara dhe se kontestimi duhet të bëjë një vlerësim jo unanim që në momentin e rinumërimit.
Për këtë arsye duke shqyrtuar kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për rinumërim kolegji konkludon se kërkesa e dy anëtarëve vlerësohet si e paligjshme konceptualisht dhe në mungesë të rrethanave praktike të nevojshme për këto lloj kërkesë me të drejtë Komisioni Qëndro i Zgjedhjeve nuk ka pranuar këtë kërkesë të dy anëtarëve vendos kolegji zgjedhor.
Kërkesa e zotit Rama është e paligjshme dhe antikushtetuese, sepse vërtete ne nuk kemi mekanizëm që ta plotësojmë, kjo sepse vërtet komisionet hetimore ngrihen sipas ligjit, por ky ligj përcakton në mënyrë se komisioni hetimor nuk mund të ushtrojë atributet e gjykatave" tha Berisha.
Sipas kryeministrit, Partia Socialiste i ka konsumuar të gjitha rrugët e apelimit dhe tani kërkon që qeveria të krijojmë një gjykatë të lartë për kolegjin zgjedhor, gjë e cila nuk mund të realizohet.
"Rama u tha dje shqiptarëve se po rinumërohen votat në Greqi dhe në Afganistan. Jo zoti Rama janë rinumëruara edhe në Shqipëri votat por që të gjitha në Afganistan dhe Greqi janë rinumëruar nga piramida e vlerësimit të zgjedhjeve.
Shqipëria ka krijuar dy komisione të tjera parlamentare për zgjedhje dhe në asnjë rast arkivat tanë nuk kanë hapur qoftë edhe një kuti të vetme sepse mbi kuti rëndonte vendimi i gjykatave ndaj edhe unë edhe njëherë përsëris se Rama është i lirë të protestojë në të katërta anët e vendin dhe e siguroj se do të marr të gjitha masat për t'ia garantuar tërësisht protestat por më mirë sesa të bëjë një kazus të tillë le tu thotë shqiptare se në cilin rast komisionet parlamentarë janë ngritur kundër vendimit të gjykatave" tha më tej Berisha.
"Më duhet ti bëj thirrje Ramës që të bëjë një shqyrtim të akteve ligjore dhe kushtetuesve të vendit dhe të thërrasë ekspertët më të mirë të PS-së që kanë hartuar ligjin zgjedhor dhe jo t'ia besojë avokatit fatet e Partisë Socialiste.
Për ta ndihmuar zotin Rama duhet t'i tregoj vetëm një moment të mos ecë në gabimet e mia.
Ja besova njëherë unë këtë gjë desh me hodhi në erë të gjithë strategjinë time.
T'i besojë avokatin e Partisë Socialiste atij është aventura me e madhe fati më i zi që kur bie në duart e Spatrak Ngjales" përfundoi Berisha.
k.k/NOA
Â