English

Dyshimi për mbytjen e 15 kosovarëve, Budapesti: S'kemi prova

Prishtinë, 22 tetor NOA - Asnjë e dhënë apo viktima në lidhje me një tragjedi të mundshme në lumin Tisa në Hungari,

ku mendohet se janë mbytur 15 qytetarë kosovarë ndërsa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Serbia në Hungari.

Ka qenë deklarata e policisë hungareze e cila mohon deri tani të ketë gjetur gjurmë të aksidentit në këtë vend.

"Ajo që mund t'ju them është se me 15 tetor, në orën 02:00 të mëngjesit, një person i ka telefonuar policisë hungareze dhe ka kërkuar ndihmë, pasi dy fëmijë ishin në rrezik. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, në një qytet të vogël afër kufirit, dhe ka gjetur qytetarin i cili kishte ardhur në Hungari ilegalisht, pasi përmes Hungarisë synonte të shkonte në mënyrë ilegale në Francë", ka deklaruar zëdhënësi i pyetur nga mediat kosovare.

Sipas policisë hungareze, pas këtij njoftimi, në vendngjarje janë gjetur një fëmijë 1-vjeçar dhe një tjetër 3-vjeçar në gjendje të rëndë të cilët pasi morën ndihmën mjekësore në spital, tashmë janë në gjendje të mirë.

"Sot ne gjetëm një trup të pajetë në anën hungareze të lumit, por nuk mund të konfirmojmë nëse ky trup është pjesë e një grupi imigrantësh ilegalë", thuhet në deklaratën e policisë hungareze.

m.i/NOA

KOMENTE