English

Grabitet me dhunë i mituri, policia arreston dy autorët e dyshuar

Tiranë, 22 tetor NOA - Një 15-vjeçar është rrahur dhe më pas grabitur nga dy djem të cilët u kapën dje nga policia.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën që të çon për në Zall Herr në Tiranë kur D.K, 15-vjeç ka qenë së bashkë më shokun e tij E.K, kanë pre e një vjedhje me dhunë.

Sipas deklaratës së të miturit dhënë në polici, dy persona ju kanë dalë në rrugë dhe i kanë marrë, portofolin, në të cilin kishte 2.000 lek, një dëftesë shkolle dhe një çertifikatë personale.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.5, nisën menjëherë hetimet për të identifikuar autorët.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 24 orë pas ngjarjes u bë i mundur identifikimi dhe kapja e dy autorëve të dyshuar të cilët janë Shefqet Tanushi, 21-vjeç lindur në Dibër dhe banues në lagjen 6, Bathore, me arsim 8 klasë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Arsim Luca, 16-vjeç, lindur dhe banues në Bathore.

Ndaj tyre u mor masa e arrestit për veprën penale të "vjedhjes me dhunë" e kryer në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE